Wednesday, January 29, 2014

Tiranë, sherr mes dy amiljeve për fejesën, një i plagosur

Konflikti për prishjen e një fejese mes një çifti është kthyer në “mollë sherri” për dy familje ndërsa nga konflikti është  plagosur një person.
Policia ka thënë se sherret e vazhdueshme mes familjeve Serjani dhe Dapi ka bërë që Anxhelo Dapi të rrëmbejë thikën dhe të plagosë vëllain e ish-të fejuarës së tij, Klodian Serjani.
Forcat e komisariatit nr.4 në kryeqytet kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë arrestuar në flagrancë autorin e ngjarjes, Anxhelo Dapi.
I plagosuri ndodhet në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.