Wednesday, January 29, 2014

Aksident në punë, vdes shqiptari në Itali

Ishte rezident në Perugia ku njihej nga forcat e rendit për vjedhje, por vdekja e gjeti në Romë 38-vjeçarin Kujtim Martini.
Mëngjesin e të hënës, 27 janar, një banore e pallatit në numrin 4° të rrugës Picco dei Tre Signori në periferi të kryeqytetit e ka parë në oborr në një pellg me gjak dhe ka thirrur menjëherë ndihmën e shpejtë.
Kur ka mbërritur ambulanca, për Martinin nuk mund të bëhej asgë. Sipas forcave të rendit që shkuan në vendngjarje, 38-vjeçari ka rënë nga kati i tretë ku ishte ngjitur duke u kacavjerrë, në fakt pranë tij kanë gjetur një copë të parmakut të ballkonit të atij kati që mesa duket me peshën e Martinit është shkëputur duke shkaktuar rënien nga 10 metra lartësi e për rrjedhojë vdekjen e menjëhershme.
Martini kish veshur doreza gome dhe kish me vete maskë e mjete të nevojshme për të hapur me forcë dyert, fakte këto që verifikojnë tezën e policisë se kish ardhur nga Perugia në kryeqytet për të vjedhur.shqiptariitalise