Tuesday, May 16, 2017

Reagon spitali Continental: Vajza humbi jetën nga një komplikacion i rrallë...!

Spitali “Continental”, aty ku një paciente 15-vjeçare humbi jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju, ka reaguar duke thënë se vajza humbi jetën si pasojë e një komplikacioni “të rëndë dhe të rrallë që ndodh gjatë anestezisë”.

“Dje me datë 15.05.2017, rreth orës 24:00, pas një beteje të gjatë me një nga komplikacionet më të rënda, shumë të rralla dhe me vdekshmëri të lartë, humbi jetën në Spitalin “Continental” pacientja Blerta Pepa. Ju bëjmë me dije se, bazuar në vlerësimin e ekspertëve tanë të anestezi – reanimacionit, të cilët punojnë në Spitalin “Continental”, si dhe të bashkëpunëtorëve të tyre, arritëm në përfundimin se komplikacioni që çoi në humbjen e jetës së pacientes sonë është HIPERTEMIA MALIGNA”, lexohet në deklaratën e spitalit privat.

Sipas “Continental”, Hipertermia Maligna përfaqëson një nga komplikacionet më të rënda dhe shumë të rrallla që ndodh gjatë anestezisë. Ajo vjen si pasojë e një defekti genetik dhe që është e pamundur të zbulohet me anë të ekzaminimeve standarte apo të posaçme të kryera para operacionit”.

“Hipertermia maligna vjen nga çlirimi masiv i energjive termike nga muskujt, si pasojë e aplikimit të substancave anestetike. Dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se protokollet e anestezisë së aplikuara në Spitalin Continental në kët rast janë të njëjta me ato të vendeve të BE-së. Gjithashtu sigurojmë se niveli professional i anestezistëve të spitalit tonë është tejet i lartë dhe veçanërish i mjekut që u përball me këtë komplikacion të rrallë, i cili e ka trajtuar atë me profesionalizëm të lartë dhe devotshmëri në një afat kohor prej disa orësh.

Spitali “Continental” garanton familjen e të ndjerës dhe gjithë opinionin publik se është i hapur për të bashkëpunuar me të gjitha organet që bëjnë ekspertizën në këtë fushë si dhe ato ligj-zbatuese për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje me qëllim heqjen e çdo mundësie për të abuzuar më të vërtetën, siç kemi vërejtur gjatë orëve të fundit nga shumë media, apo individë të caktuar. Jemi thellësisht të keqardhur për dizinformimin e përhapur i cili në jo pak raste duket që është i qëllimshëm. Është e pafalshme të luhet me ndjenjat e njerëzve apo më keq akoma të krijohen kopertura në kurriz të së vërtetës”, shton më tej deklarata e spitalit “Continental”.

Saturday, November 12, 2016

Sunday, November 6, 2016

HISTORIA/ “Jam e virgjër”, si më mashtroi shqiptarja për 20 muaj me radhë

Virgjëria e femrës shqiptare, tabu që ndoshta duhen shekuj për t’u thyer. Një shqiptar ka rrëfyer për Jeta Osh Qef historinë e tij, si u njoh me një shqiptare, mbajti kontakte për 20 muaj me të dhe në fund u nda nga ajo pasi nuk ishte e virgjër.

Më poshtë rrëfimi i të riut:

Përshëndetje Miq. Dua ta ndaj me ju historinë time.
Po e shoh se kohën e fundit shumë po flitet për ndershmërinë e femrës edhe më preku shumë se si disa injorantë edhe injorante kishin komentuar se ne djemtë shqiptarë jemi parahistorik, kërkojmë femra kristal e kjo nuk është aspak e vërtetë, kisha pas dëshirë që fansat e faqes tuaj të lexojnë historinë time.

Para disa viteve unë kisha emigruar në Gjermani me shpresë për një jetë më të mirë pasi kisha përfunduar studimet nuk gjeja punë edhe ika me shpresë që të gjeja ndonjë zgjidhje e të qëndroja e të punoja. Pas 1 viti sapo kisha filluar kontakt me rrethin ku jetoja, pasi në fillim ishte e vështirë, i kuptoja të gjithë sepse kishin përshtypje te keqe për ne shqiptarët po me kalimin e kohës na thërrisnin për punë, na thërrisnin me dal si shqiptarët si të huaj. Edhe pse kisha pasur shance të martohesha me ndonjë femër të huaj, nuk e bëra se thellë në zemër doja ta takoja ndonjë vajzë shqiptare që të martohesha, pasi me të huajat nuk isha i interesuar .

Pas një kohe një mike e imja me foli për një shoqen e saj edhe më bëri përshtypje që ta njoftoja. Më tha se ajo ishte shqiptare, por rrinte jashtë. Më foli mirë për të, si vajzë e ndershme, pa hezituar fare i thashë mundesh të më njoftosh me miken tënde edhe pse ajo ishte shumë larg.

Filluam të flasim me shoqen e mikes time, filluam të shkruanim në viber cdo ditë e ma shumë. Gjatë prezantimit, ajo më pyeti për të kaluarën time. Të jem i sinqertë mund ta gënjeja po i tregova të vërtetën. Kam qenë në lidhje me disa goca, por me asnjë për seriozisht. I tregova se ndoshta nuk kisha takuar femrën e jetës time, ajo më kritikoi ashpër pse kisha shkuar me vajza. I tregova moj gocë, unë jam në kërkim të një goce për martesë, nuk mund të martohem me cilëndo femër që e njoftoj.

Pastaj e pyeta unë për të kaluarën, ato fjalë që m’i kishte thënë mikja ime pritsha t’i dëgjoja prej saj, por edhe nëse ishin ndryshe e pyeta ke qenë ndonjëherë në lidhje? Përsëri më kritikoi ashpër, më qortoi: unë femër e rrugave nuk jam, të ka tregu mikja ime për mua.

Ok i thashë, po me fal moj goce, si të mirën, si të këqijat nga goja jote dua t’i ndëgjoj. Nuk ke qka të ndëgjosh, po ta them tani. Unë nuk jam si gocat tjera që pjesët e trupit i kanë lënë nëpër rrugët e ndryshme.

Më çuditi shumë, edhe më befasoi pasi nuk kisha dëgjuar që një gocë me aq bindje të tregonte veten. Kështu dita-dites unë e kisha mendjen vetëm te ajo, pasi isha fiksuar pas saj.

Kishim mosmarrëveshje, problem se vetëm përmes telefonit flisnim, por përsëri pajtoheshim. Kështu kaloi kohë e gjatë…

(më poshtë vazhdimi i historisë së shqiptarit…)



Friday, November 4, 2016

S'duket asgjë! Si ulen avionët në aeroportin "e mbuluar" nga mjegulla


Të martën, mjegulla rreth aeroportit “Gatwick” në Londër, ishte shumë e dendur sa nuk dukej asgjë, por kjo nuk i ka ndaluar avionët që të bënin uljen.

Siç shihet edhe në foto, nga mjegulla e dendur është shumë e vështirë që të duket avioni, por ai e bën uljen pa asnjë problem.

Sipas personit që ka filmuar pamjet, TopFely, shikimi ishte aq i varfër sa disa avionë janë detyruar që të zbresin në një aeroport tjetër, apo të qëndrojnë për një kohë të gjatë në ajër.

“Ky është një akt i natyrës i njohur si “rrezatimi i mjegullt” dhe zakonisht ndodh para lindjes së diellit, por kjo dukuri e veçantë këtë herë vazhdoi gjatë gjithë ditës”, ka shtuar ai.
/LajmiFundit.al/

Tuesday, November 1, 2016

Policia zbulon dy magazina në Gjirokastër, gjenden armë e drogë

  Policia e Shtetit ka kryer dy operacione të ndara në Gjirokastër, ku ka zbuluar plot 85 kg kanabis sativa, ka sekuestruar armë dhe municione, si edhe ka shpallur në kërkim tre shtetas.
Operacioni i parë u zhvillua në territorin e fshatit Panarit, të njësisë administrative Dishnicë, në vendin e quajtur “Sheshi i Gjatë” ku u gjeten në një kasolle në brendësi të pyllit 1300 bimë të dyshuara narkotike të varura në proces tharje, si dhe një thes me rreth 10 kg me boçe të tharë të dyshuar si narkotike.
Policia mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative ka shpallur në kërkim policor një shtetas me inicialet S.D, si autor të dyshuar.
Operacioni i dytë u zhvillua në territorin e fshatit Izvor i vjetër, Memaliaj, ku u evidentua një kapanon brenda të cilit u gjetën një automatik, një pushkë, 8 thase me lëndë narkotike me peshë rreth 75 kg, si dhe 1000 bimë në proces tharje.
Policia ka shpallur në kërkim si autorë të dyshuar shtetasit A.P dhe M.O nga fshati Izvor.
Një sasi e lëndës narkotike dhe armët e zjarrit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa bimët narkotike dhe pjesa tjetër e lëndës narkotike në të dy operacionet janë asgjësuar në vend me anë të djegies.
Po vijon puna për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve si dhe për kapjen e autorëve.